Një ndryshim i madh do të ndodhë këtë javë, ndoshta për shkak të presionit. Ndonjëherë, gjërat nuk ndodhin ashtu sic të gjithë duan.
Edhe pse 6-12 janar 2020 do të jetë java më e keqe për këto shenja horoskopi, nuk do të thotë se do përjetojnë horror.
Binjakët – Thellë brenda vetes, ju e dini cila është gjëja e duhur dhe jo për ju. Nuk ka të bëjë me atë që dëshironi, por me gjithçka që e dini se do bëhet realitet. Ndodh që ideja e së ardhmes nuk është ajo që keni menduar. Megjithatë, kjo ndodh vetëm se do vijë dicka më e mirë për ju. Ju po largoheni nga ajo që mendoni se nuk është e përshtatshme për të ardhmen tuaj. Një ditë, do të ktheni kokën pas dhe të kuptoni përse duhet të jetë në këtë mënyrë.
Luani – Pushoni pak sepse pavetëdija juaj po ju pushton mendjen dhe keni disa pyetje, përgjigjet e të cilave nuk i keni menduar kurrë. Ju po merrni shenja të rëndësishme çdo ditë, madje pa e kuptuar do arrini ti gjeni shpjegim gjithçkaje. Ekziston mundësia që intuita juaj po prek disa pika të ndjeshme që kanë nevojë për shërim. Rezervoni kohën për aktivitete terapeutike që ju ndihmojnë të kujtoni të kaluarën tuaj dhe t’ju ndihmojë që ta harroni e të ecni përpara.
Shigjetari – Të gjithë mund të kenë errësirë në jetën e tyre dhe këtu nuk ka asgjë për tu turpëruar. Nëse i bëni presion vetes që të keni një fytyrë të lumtur dhe të pretendoni se gjithçka është në rregull kur nuk është, ju po e bëni veten edhe më të padurueshme. Por, ju po harroni që brenda errësirës tuaj qëndron forca. Mos kini frikë të përballeni me emocionet e pakëndshme dhe lejojini vetes të shprehë ndjenjat, në mënyrë që përfundimisht t’i largoni nga vetja. Ose, edhe më mirë, t’i shfrytëzoni ato për diçka pozitive. Duke përqafuar ndjenjat tuaja të vërteta, ju pësoni një transformim që ju fuqizon. Mos kini frikë nga vetja.