Kur vendos makeup-in në mëngjes, nuk mendoj se si do u dukem njerëzve, thjesht më bën të ndihem mirë. Në përgjithësi, të gjitha femrat këtë marrëdhënie kanë me make up-in. Është argëtues dhe praktik dhe është me të vërtetë një formë për t’u shprehur. Megjithatë, nuk mund të gënjej: e kam ndier zilinë për trukun më përpara. Është e pamundur të kontrollosh Instagramin pa u mrekulluar pas grimit të ndonjërës, duke pyetur veten sesi është e mundur që ajo gjen kohën për ato vetulla perfekte.
Por xhelozia shkon më thellë për disa gra. Bazuar në një studim të publikuar në “Perception”, drejtuar prej Dr. Mileva-s në Universitetin e Stirling, si burrat dhe gratë gjykojnë në bazë të make up-it që ke bërë. Njerëzit, gjithsesi, nuk gjykojnë për mënyrën si dukesh, por për personalitetin dhe se sa dominuese je. Për sa i përket grimit, gratë gjykojnë gratë e tjera që lyhen më shumë për t’u bërë më dominante dhe më joshëse. Ndërsa burrat, i shohin gratë me më shumë grim, si femra me më shumë prestigj.
Studiuesit u kërkuan burrave dhe grave të rendisnin fytyrat e femrave me një grim standard, për pamjen, dominancën dhe prestigjin. Rezultatet dëshmuan që gratë ishin xheloze për gratë e tjera me grim, mbështetur në idenë që ato do ishin më tërheqëse për burrat. Gjykimi seksual i shndërronte këto gra të grimiuara në një kërcënim, në një farë mënyre. Është e kuptueshme që, të gjithë i perceptojnë fytyrat e grimuara në mënyra të ndryshme, por në të vërtetë make up-i nuk tregon asgjë për personalitetin e një gruaje. Nuk është që dikush grimohet për të bërë xheloze femrat e tjera, por është e qartë që nëse një grua mendon që ti je më tërheqëse sesa ajo, për burrat, do bëhet xheloze për ty.