Në punatëtën e fundit të emisionit “Shiko kush luan” ‘Iconstyle.al” zbuloi se Klea Huta është në pritje të ëmbël. Në emision ajo u vu re se kishte barkun të rrumbullakosur dhe kamera e fokusoi disa herë. Moderatorja dhe partneri i saj Elgiti, nuk reaguan lidhur me këtë lajm, megjithatë burime për “News31”, kanë konfirmuar lajmin dhe zbulojnë gjininë e bebit. Sipas burimeve, Klea Huta dhe Elgit Dida do të bëhen prindër të një djali, i cili pritet të vijë në jetë në fillim të verës.
Pra, Klea duhet të ketë hyrë në 3-mujorin e dytë të pritjes së ëmbël. Çifti është treguar gjithmonë i rezervuar për jetën private, kështu që nuk na habit fakti që ata ende nuk kanë zbuluar diçka. Por, është e sigurt që kur ta pranojnë do e thonë në mënyrën më të bukur të mundshme.