Këshilli i Lartë i Gjyqësorit pritet të emërojë të enjten 15 gjyqtarë të rinj nga Shkolla e Magjistraturës.
Sipas njoftimit të KLGJ, mësohet se nesër në orën 11:00 të mëngjesit pritet të mblidhet Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, i cili do shqyrtojë 4 pika në rend të ditës, duke nisur nga emërimi i 15 gjyqtarëve të rinj, ndërsa pritet edhe shqyrtimi i kërkesës për dorëheqjes për dy gjyqtarë.
Sipas rendit të ditës mësohet se emrat kandidatë për t’u emëruar si gjyqtarë janë: Erlanda Agaj; Marko Boshku; Elisabeta Gjoni; Klejda Çapja; Artur Prenga; Mirjan Mustafaj; Kostandina Kuro; Iva Zemani; Enisa Shahini; Ema Shaholli; Shkëlzen Liçaj; Xhevdet Lika; Për emërimin gjyqtar të Ligoraq Toshi; Hazbi Balliu; Florin Demollari.
Po ashtu gjatë mbledhjes së nesërme do të shqyrtohet projektvendimi lidhur me kërkesën e gjyqtarit Osman Aliu për pagimin e pagës si gjyqtar, gjatë periudhës së pezullimit dhe për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit.
Dy pikat e fundit lidhen me projektvendimin “Për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, të gjyqtares Marina Rraboshta dhe Stavri Kallço për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit”.