Asnjë lojtar s’do të largohet nga ‘Anfield’ në afatin kalimtar të janarit. Sipas gazetarit të njohur italian, ekspertit të transferimeve, Gianluca Di Marzio, Roma është duke bërë të pamundurën që ta bindë Liverpoolin për Xherdan Shaqirin. Megjithatë, Jurgen Klopp nuk e ka ndërmend ta lëshojë shqiptarin, të paktën jo në këtë afat kalimtar.
Ai ua kë bërë me dije të gjithëve, përfshirë edhe agjentit të Shaqirit, se të ndalojë së foluri apo negociuari sepse sipas tij, ‘asnjë lojtar s’do të largohet nga Liverpooli. ‘Redsat’ nuk e kanë fituar titullin që nga viti 1990 dhe Klopp e do të njëjtën skuadër si pjesën e parë të sezonit që la prapa Manchester Cityn me 14 pikë, teksa ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. Deri më tani këtë sezon, Shaqiri ka luajtur 175 minuta në Premierligë. Ai ka startuar dy herë dhe katër herë të tjera ka ardhur nga stoli.