Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i cili po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Madrid pati rastin të takoj Kryefamiljarin e Familjes Galdon, familjes spanjolle që pësoi incidentin në Himarë. Pavarësisht incidentit të ndodhur familja Galdon do të kthehet në Shqipëri me pershtypje të jashtëzakonshme për Shqipërinë. Këtë herë për të ndihmuar Shqipërinë nga goditja e tërmetit. Përmes Kryqit të Kuq spanjoll, familja Galdon do të rindërtojë një shkollë. Djemtë e familjes Galdon, do të jenë vetë prezent në Shqipëri. “Me Z. Galdon ndamë disa mendime se si ne në Shqipëri do të kemi shumë nevoj që të shërbejmë si një shoqëri që i shërben turizmit, ne kemi nevojë që të krijojmë njerëz të edukuar njerëz që dinë të shërbejnë dhe po ashtu të krijojmë disa standarte të cilat do të hapin më shumë Shqipërinë për këto biznese. Me familjen Golden padyshim është një kënaqësin që të bisedosh gjithmonë dhe fal tashmë njohjes që ata kanë me Shqipërinë nga buxheti i familjes së tryre nëpërmjet Kryqit të Kuq Spanjoll ata do të ndërtojnë një shkollë nga shkollat e dëmtuara në Shqipëri gjatë tërmetit të vitit të fundit jo vetëm duke kontribuar me para, por dhe më e mira do të jenë vet në Tiranë për të ndihmuar gjatë punimeve që do të bëjnë në shkollën e re që do të ndërtohet në zonën e prekur nga tërmeti”. Ndërkohë Zoti Galdon u shpreh shumë i impresionuar për mënyrën se si në një kohë të shpejtë u strehuan familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit dhe mendon të bëhet pjesë e këtij solidariteti. “Unë do të ndërtoj një shkollë të zonës së dëmtuar nga tërmeti. Ka shumë mënyra të ndryshme se ju mund të kontribuoni për vendin tuaj. Shqipëria është një atraksion i vërtet dhe ne kemi ndërmend të kthehemi shumë shpejt me anijet tona dhe të vizitojmë vendin tuaj të bukur”, premtoi Z. Goldon. Familja Goldon në muajin gusht të vitit të kaluar ishte me pushime në Shqipëri dhe duke qenë se nuk ju pëlqeu shërbimi në një nga hotelet afër Porto Palermos ata u cuan për të ikur, por pronari i lokalit i ndoqi duke u hedhur në makinën e tyre dhe duke i kanosur me mjete të forta. Ministri Klosi për të treguar se kjo ngjarje ishte vetëm një incident, por nuk është “fytyra” e turizmit shqiptar si dhe për t’i ndenjur afër në ato momente të vështira i takoi vet turistët spanjoll.
Home Lajme Aktualitet Klosi takime në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit: Z. Galdon do të ndërtojë...
Klosi takime në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit: Z. Galdon do të ndërtojë një nga shkollat e dëmtuara nga tërmeti
Deklarata e minutave të fundit, Trump: Irani është tërhequr nga plani ekzekutimeve
Një deklaratë e presidentit amerikan Donald Trump vjen në orët e fundit, pas një mbledhjeje të zhvilluar në Zyrën Ovale, ku ai u ndal...
Bjorn Ruma: Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA
Sot qarkulloi në media lajmi se SHBA do të pezullojnë për një periudhë të pacaktuar përpunimin e vizave të emigracionit për shtetasit e 75...
“E ndava mendjen kur u futa brenda…”, Ilir Vrenozi flet pas largimit nga shtëpia...
Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni.
Ai tregoi arsyet se përse vendosi që këtë eksperiencë...
Kryeministri Rama mbledh grupin parlamentar të PS, zbardhet agjenda
Nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, të premten në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave, do të mbahet mbledhja e grupit parlamentar të Partisë...
DASH shpjegon zyrtarisht cilat shtete penalizohen nga pezullimi i vizave, mes tyre dhe Shqipëria:...
Departamenti i Shtetit Amerikan njoftoi se do të ndalojë përkohësisht përpunimin e vizave për emigrantë nga 75 vende, mes tyre dhe Shqipëria, duke argumentuar...
1.1 milion euro Kuvendi luksoz i Rithemelimit: A është hetimi pasuror i Berishës edhe...
Pak ditë më parë, Berisha u shfaq i tensionuar në daljen e tij nga Prokuroria e Posaçme, ku pranoi që SPAK ka nisur një...
Napoli nuk zhbllokohet as ndaj Parmës, vjen barazimi i tretë radhazi
Sfida e javës së 16 të Serie A mes Napolit dhe Parmës, por që ishte shtyrë për shkak të Superkupës së Italisë, nuk ka...
Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 15 janar 2026
Dashi
Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do provoni eksperienca te reja me partnerin tuaj dhe...
Gjimshiti i paprekshëm, klubi mund të sakrifikojë yllin e skuadrës
Berat Gjimshiti po shndërrohet në figurën kryesore të mbrojtjes së Atalantës këtë sezon. Kapiteni i Kombëtares shqiptare ka fituar besimin e trajnerit Rafaele Paladino,...
“Kemi një doktor Sulltan, por që është grua”, Rama: Inteligjenën Artificiale po e përdorim...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka bërë një transformim të thellë në ofrimin e shërbimeve publike përmes teknologjisë digjitale dhe Inteligjencës Artificiale, gjatë...




















