Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar me shumicë votash emërimin e prokurores Doloreza Musabelliu në SPAK (Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Kri mit të Organizuar) për një mandat 9-vjeçar. KLP njoftom se vendimi do të niset direkt në presidencë ku prokurorja Musabelliu do të bëjë betimin mesditën e sotme.
Doloreza Musabelliu e konsideruar si “gruaja e hekurt” e drejtësisë u konfirmua nga vettingu me shumicë votash dhe pa asnjë pro blem në të tre kolonat e vlerësimit, pasuri, integritet dhe anën profesionale. Musabelliu është prokurorja në listën me 15 hetues të cilët u përzgjodhën fillimisht nga KLP si pjesë e SPAK-ut.
Më herët ajo ka qenë prokurore e krimeve të rënda ndërsa prej 3 javë nga shkrirja e krimeve ka kaluar si prokurore në Tiranë. Dolorez Musabelliu çon në 11 numrin e prokurorëve në SPAK ku më herët janë emëruar dhe dekretuar 8 prokurorë, ndërsa Dritan Prençi dhe Vladimir Mara u komanduan përkohësisht.