Komisioneri i BE-së për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Olivér Várhelyi mbrojti fuqimisht nevojën që Shqipëria dhe Maqedonia Veriore të anëtarësohen në BE, duke folur në një intervistë ekskluzive për televizionin hungarez, Hír TV. Ai tha se qëllimi përfundimtar ishte integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, një rajon që gjithmonë i përket Evropës përgjatë historisë. Komisioneri Oliver Várhelyi e nisi ditën e parë të punës duke u vendosur menjëherë në kontakt me Tiranën në vazhdën e tërmetit për të mësuar sesi BE mund të ndihmonte viktimat e katastrofës natyrore. Ai më pas zhvilloi një takim me parlamentarë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor gjatë punës së tij në Parlamentin Evropian, dhe më pas me të gjithë kryeministrat e rajonit gjatë Nismës së Evropës Qendrore të Romës.
I pyetur nga prezantuesi hungarez, Katalin Zöldhegyi, nëse mendimi i presidentit francez, Macron në lidhje me hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka ndryshuar që vjeshtën e kaluar, Olivér Várhelyi tha se duhej të gjenden arsyet e refuzimit, jo ata që ishin përgjegjës. “Situata duhet të adresohet dhe duhet të vendoset një paketë politike që do t’i lejojë këto vende të mbështesin hapjen e negociatave me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë pa ndonjë kompromis për qëllimin përfundimtar, që është integrimi i gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Për Bashkimin (…) rajoni më i afërt me Ballkanin Perëndimor duhet të jetë Evropa, ashtu siç ka qenë gjithmonë në histori”, theksoi Komisioneri i Zgjerimit të BE-së.
Megjithë dështimin në tetor, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut vazhdojnë të aspirojnë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, përfundoi Oliver Várhelyi.