Kryetari i bashkisë së qytetit Wuhan, Zhou Xianwang është vetshpallur fajtor për katastrofën e koronavirusit që tani ka prekur të gjitha provincat kineze, me një kosto të madhe nga pikëpamja njerëzore dhe ekonomike. Në një intervistë për TV shtetëror kinez, Zhou pranoi se informacioni nuk iu shpërnda populates pasi, siç tha ai, ‘nuk kishte autorizimin’ nga instancat shtetërore. Autoritetet kineze zbuluan në mes të dhjetorit ekzistencën e një virusi të paidentifikuar që kishte prekur një numër të konsiderueshëm njerëzish. Por alarmi u nis te zyrtarët e lartë të Partisë Komuniste vetëm një muaj më vonë, pas arrestimit të tetë personave për “përhapjen e thashethemeve të pakonfirmuara”.

Ngadalësia e autoriteteve- Tragjedia tregon se megjithëse regjimi është kritikuar për fshehjen e epidemisë SARS në vitin 2003, ai nuk ka reaguar shpejt, madje ngadalësia e sistemit burokratik ka ndikuar në përhapjen e koronavirusit. Siç ndodh gjithnjë në Kinë, kritikat ‘janë ndalur’ vetëm mbi autoritetet lokale.Drejtuesit kinezë janë shqetësuar për referencat në serialin televiziv Chernobyl që qarkullojnë në rrjetet sociale Këto ditë vihet re një kontrast i thellë midis masave drakoniane të marra nga qeveria qendrore dhe menaxhimit kaotik në nivelin lokal.

Megjithë censurën, disa kritika vazhdojnë të qarkullojnë në internet në lidhje me spitalet e mbipopulluara të Wuhan që presin ndërtimin e dy spitaleve të rinj, vështirësitë në furnizimin me medikamente dhe konfuzionin që rrethon informacionet mbi koronavirusin. Kjo tregon se ekziston një interes politik krahas aspekteve mjekësore dhe njerëzore. Detyra e administrimit të krizës i është ngarkuar kryeministrit Li Keqiang, numri dy i hierarkisë komuniste. Li shkoi në Wuhan, një vizitë tejet mediatike në zemër të katastrofës. Duke veshur një maskë të thjeshtë mbrojtëse, kryeministri dëshironte të kujtonte vizitën e paraardhësit të tij Wen Jiabao në vendet e tërmetit shkatërrues të vitit 2008, një gjest i dhembshurisë që kishte shënuar një ndryshim në stil. Në ditët e fundit, udhëheqësit e Kinës janë të shqetësuar në lidhje me referencat në serialin televizive ‘Çernobil’ që qarkullon në rrjetet sociale, mbi mënyrën e menazhimit të katastrofës sovjetike që ka nxitur një debat intensiv me referencat e pashmangshme për gënjeshtrat shtetërore dhe dështimet e sistemit.