Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për Koronavirusin, deklaroi se OBSH ka dërguar ekipe të saj të vëzhgimit të shtetin kinez.
Bino thekson se ende nuk dihet origjina e kafshës nga është marrë virusi, ndërsa vlerëson se që ky virus të kalojë nga kafshët tek njeriu do kohë.
“Një grup i zyrës së OBSH në Pekin ka shkuar dhe ka vizituar edhe Uahanin. OBSH ka parë vetë spitalet, ka intervistuar vetë mjekë. Origjina e virusit besohet se është nga kafshët që shiteshin në treg. Kjo ka bërë që qeveria kineze të ndalojë për momentin eksportin e mishit. Gjithsesi, virusi është vështirë të kalojë nga kafshët tek njeriu. Nuk e dimë se nga cila kafshë është origjina.”, deklaroi Bino.