Pas frikës së përhapjes së koronavirusit në të gjithë botën edhe vendi ynë ka marrë masat e nevojshme. Fakti që është një virus i ri, të gjithë pyesin veten se si të mbrohen dhe se si të ushqehen. Emegjenca globale për virusin kinez, Manastirliu: Asnjë rast në Shqipëri! Meta: Jemi të ekspozuar, nënvlerësimi mund të jetë me pasoja kritike OBSH ditën e djeshme shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka punuar me autoritetet kineze e ekspertë globalë për të mësuar më shumë rreth virusit.
Për këtë arsye, OBSH ka publikuar rekomandime për të zvogëluar rrezikun e transmetimit të patogjenëve që shfaqen nga kafshët te njerëzit në tregjet e kafshëve të gjalla. Gjithashtu ka dhënë këshilla për njerëzit se si të mbrojnë veten dhe ata përreth tyre nga marrja e sëmundjes, gjithashtu edhe rekomandime për të zvogëluar ekspozimin dhe transmetimin e një sërë sëmundjesh, të cilat përfshijnë higjenën e duarve, frymëmarrjes dhe praktikat e sigurta të ushqimit. Sipas fotove ilustruese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit duhet të kemi kujdes me higjenën, me larjen e banakëve dhe thikave me të cilat prejmë ushqimet.
Larja e duarve para dhe pas përgatitjeas së ushqimit. Duhet të konsumojmë produkte të mbrojtura dhe të certifikuara. Gjithashtu duhet patur kujdesa me mishin e konsumuar dhe të kemi kujdes se mos është i skaduar apo ngordhur.Kujtojmë që virusi i ri është një koronavirus, një familje e viruseve që përfshijnë të ftohtin e zakonshëm dhe viruse të tilla si SARS-CoV dhe MERS-CoV. Ky virus i ri u emërua përkohësisht “2019-nCoV”.