Një tjetër pikë e rëndësishme që preku kryeministri ishte edhe barazia gjinore. Në muajt në vijim, tha Rama presidenca e OSBE-së që do të drejtojë do të ketë nevojë për rekrutime, ndërsa u bëri thirrjeve vendeve anëtare të propozojnë sa më shumë emra kandidatesh. Ai tha se sa më shumë gra të angazhohen në punë reale aq më shumë punë reale do të bëhet.
“Në muajt në vijim do të kemi nevojë të rekrutojmë një numër krerësh dhe zv/ krerësh misionesh. Ju bëj thirrje që të na sillni sa më shumë që të jetë e mundur emra të kandidateve femra të kualifikuara. Duke qenë se kam një qeveri që është krenarisht në pesëshen botëror për balancën gjinore, ju siguroj që sa më shumë gra të angazhohen në punë reale aq më shumë punë reale do të bëhet” tha ai.