Genta Ismajli është shumë e lumtur krah të dashurit të saj, biznesmenit turk Hysen dhe me të ka nisur të postojë shpesh foto në rrjete sociale. Në foton e fundit çifti shfaqen duke dalë nga një ashensor mirëpo ndjekësit e Gentës e kanë kritikuar partnerin e saj.Shkak për kritika është bërë fakti që i dashuri i Gentës shfaqet duke dalë nga ashensori para saj. Ndjekësit komentojnë se ai duhet të kishte lënë Gentën të dilte e para pasi femrave u jepet gjithnjë përparësi.

Pas kritikave Genta ka reaguar me një koment ku shkruan: “I pari doli thjesht për të bërë një foto”.