Jennifer Lopez e mërzitur me të fejuarin e saj. Këngëtarja latine dukej e mërzitur me të fejuarin e saj, Alex Rodriguez, ndërsa arritën në një palestër në West Hollywood.
Ata janë fotografuar duke debatuar ashpër në veturë dhe foto e tyre po bëjnë xhiron e rrjetit.

Këngëtarja 50-vjeçare, e ulur në anën e pasagjerit, e vështroi me një shkrim më ndryshe, madje dukej se ishte shumë e nevrikosur me partnerin e saj. Një JLo pa grim nuk shihej e kënaqur me atë që Alex, 44 vjeç, po i thoshte asaj ose çfarë po i tregonte në telefonin e tij. Çifti kanë filluar lidhjen e tyre në muajin shkurt të vitit 2017, ndërsa u fejuan në mars të vitit të kaluar.

Kohët e fundit këngëtarja e hitit “On the floor” i është përkushtuar shumë palestrës. As në pushimet e festave të fundvitit, JLo nuk e ka lënë stërvitjen.