Zv/ministri i Jashtëm Etjen Xhafaj i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se Kryesia e OSBE-së vendos disa prioritete. Xhafaj thekson se OSBE si organizatë ka rol në kon fliktin në Ukrainë, në çështje kibernetike etj.
“Në OSBE, Kryesia vendos disa prioritete. Pra nuk ka votë dhe nuk ka pasur votë, por ka unanimitet dhe pastaj merren vendimi. Nuk ka rënë roli i organizatës. Aspak. Kjo organizatë ka rol në kon fliktin në Ukrainë, ka ndikim në lidhje me shumë cështje që kanë të bëjnë me sigurinë etj”, tha Xhafaj.