Aktorja e njohur e teatrit dhe e serialit “Familja Kuqezi”, Alesia Xhemalaj, ka treguar një rast kur vëllai i saj i vogël është bërë xhelóz, pasi ka parë në skenë motrën me kolegun Amos Zaharia.
Teksa ishte e ftuar në emisionin “Mos i fol Shoferit” në RTV Ora, Alesia ka rrëfyer se vëllait të vogël 10 vjeç nuk i pëlqen profesioni që ajo ka, madje kur e ka parë puthjen e të motrës me Amos Zaharian, është shprehur se do ta vrásë.
Pyetje:Ti ke një vëlla Merselin dhe ndryshe nga ty ai është akoma dhe më shumë vlonjat, do ti themi tani të gjitha. Çfarë nuk duron nga puna jote Merseli?
Alesia Xhemalaj: Ai është një vlonjat puro më do shumë por është shumë xheloz për mua e ka shumë të vështirë ta kuptojë që motra është aktore . Herën e fundit që erdhi në Tiranë sepse e kishte marrë malli për mua dhe kur erdhi në Tiranë tha ku është ai teatri ta tërheq zvárrë se nuk dua që të punosh më.
Rastësisht njëherë tjetër ka parë trajlerin e Boing -Boing sepse zakonisht ne nuk ja tregojmë gjërat që nuk janë për moshën e tij dhe zgjohet në mëngjes duke bërtítur.
“ O zot ku është ai djali Yllka Mujës se dua ta vrás që më puthí motrën”, ka përfunduar Alesia
Por ajo që nuk dimë është se a do mërzitet Amos Zaharia nga ky koment apo e ka suportuar me shaka.