Kandidatët për kualifikimin e mësuesve për vitin shkollor 2019-2020 në arsimin parauniversitar, do ti nënshtrohen provimit me shkrim më datë 4 prill, nga ora 10-12:30, në Tiranë, në mjedise të planifikuara nga Agjencia e Sigurimit te Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP). Brenda datës 14 shkurt, mësuesi kandidat për provimet e kualifikimit duhet të plotësojë kërkesën për të marrë pjesë në procedurat e kualifikimit dhe e dorëzon atë në ZVAP së bashku me portofolin profesional sipas profilit përkatës.

Listat e kandidatëve për provimet e kualifikimit, së bashku me vlerësimet e portofolit, i harton ZVAP-ja përkatëse, brenda datës 25 shkurt 2020 dhe do t’u bëhet e ditur mësuesve deri më 27 shkurt 2020, në mënyrë që secili prej tyre të kontrolloje të dhënat dhe vlerësimet e portofolit të tij. Pas datës 5 mars 2020, nuk bëhen më ndryshime në listën e mësuesve kandidatë.