Ish-deputeti i njohur Eduart Ndocaj ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora, ku ka rrëfyer detaje nga jeta e tij private.

Ai ka treguar gjatë emisionit se në kohën kur ka qenë deputet e kanë ngacmúar shumë goca, por pavarësisht tundimit ai është treguar shumë serioz dhe nuk është ngatërruar me të tilla gjëra, pasi ishte shumë serioz.

Rudina Dembacaj: A të kanë ngacmuar shumë goca kur ishte deputet?

Eduart Ndocaj: Absolutisht po.

Rudina Dembacaj: Po në shtëpi, a të rrifte ose ta kërkonte telefonin kush të ka shkruar?

Eduart Ndocaj: Jo nuk e ka këtë sepse dhe unë nuk e përdor shumë. Jam munduar të jem një burrë serioz. Edhe pse është e vështirë këtu, jam munduar të jem serioz.

Rudina Dembacaj: Si ia dole t’i rezistoje tundmit zoti Ndocaj?

Eduart Ndocaj: Sa mbaroja Parlamentin, ikja në Lezhë, nuk ndalesha fare në Tiranë.