Këngëtarja e njohur Nora Istrefi është rrëfyer për herë të parë pas divorcit me bashkëshortin Robert Berisha. E ftuar në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, Nora u dha fund dyshimeve nëse ka pasur një të tretë që ka ndërhyrë në marrëdhënien e saj me Robertin. Këngëtarja shihet e vendosur në promon e emisionit teksa këmbëngul se “nuk ka pasur një Anna që ka ndërhyrë direkt në jetën e saj”.
Surpriza më e bukur ishte kur në skenë u shfaq nëna e saj për të kënduar pas kaq shumë kohësh! E emocionuar, Nora përlotet teksa sheh nënën e saj të performojë!
“Të shtunën, histori të jashtëzakonshme te “Dua të të bëj të lumtur” Special guest @noraistrefi që ka derdhur më shumë lot se çdo artist tjetër që ka ardhur:)”, shprehet Arbana teksa publikon videon.
Më pas në ekran shfaqet një video e Robert Berishës, i cili shprehet: “Ky mesazh shkon special për Norën”. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim të shtunën për të ndjekur një prej puntatave më të bujshme të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”.