Barcelona ka marrë një tjetër lajm të keq pas humbjes së gjysmëfinales kundër Atletico Madridit me rezultatin 2-3 në Arabi. Sulmuesi kryesor, Luis Suarez, ka ndjerë sërish probleme me gjurin e tij dhe “Sport” bën me dije se nesër do të ketë vizitat mjekësore me doktorin Ramon Cugat.
Lojtari ka ndjerë sërish dhimbje në gjurin e tij të djathtë dhe po vuan prej disa javësh. Ai ka luajtur me probleme dhe ka vendosur të ndalet, pasi nuk e duron më një situatë të tillë.
Doktori do të vendosë nëse Suarez duhet të operohet apo do të vazhdojë me riaftësimin e tij pa pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Gjasat janë që uruguiani të detyrohet të ndalet.