Astrologia e njohur Meri ishte tek “Rudina” për të dhënë parashikimin për vitin 2020. Meri tha se ky do të jetë një vit optimist dhe me shumë energji, por utopik. Astrologia bëri edhe renditjen e shenjave nga ajo me më pak fat tek ajo me shumë fat për vitin. 12. Binjakët në 2020 duhet të kenë më shumë kujdes në çështjet ekonomike dhe në partneritete. Duhet të jenë shumë strikt në kërkesat e tyre dhe sesi i kërkojnë të drejtat e tyre ekonomike. Çështje ligjore u vinë përballë binjakëve dhe nuk i lejojnë ata të marrin një vendim. Marrëdhënie personale që prishen, por edhe bashkëpunime ose një martesë. 11. Bricjapi do të ketë një bllokim për të fituar fuqi. Bricjapët janë skeptikë dhe strategjikë, do të ndihen të bllokuar dhe të veçuar. Bricjapët e ditur mund të bëjnë gjëra shumë të mëdha në 2020.
10. Virgjëresha, udhëtimet apo planet e tyre nuk do të lejojnë të përparojnë me të renë, pasi pengohen nga tradicionalja. Virgjëresha do të duhet të bëjë një luftë më tradicionalen, pasi do të kërkojë të renë. Në çështjet ekonomike rikthehen disa probleme. 9. Peshqit duhet ta kenë mirë më njerëzit në pushtet,ose ligjin. Nëse marrin vendime në kundërshtim me ligjin, karriera e tyre do të përfundojë në 2020. Do kenë miq dhe shokë që do t’i mbajnë afër ose do ti tregojnë rrugën e duhur. 8. Gaforret ose do kenë shumë punë ose duhet të ndryshojnë jetën e tyre të përditshme dhe të bëjnë një hap më tej. duhet të udhëtojnë më shumë e të marrin më shumë përgjegjësi. Duhet të kenë kujdes me karrierën dhe pushtetin.
7. Peshorja del nga një 7 vjeçar i rrëmujshëm dhe do të kenë udhëtime, shkolla dhe kualifikime. Duhet të kenë kujdes me familjen, njerëzit e afërt. Do marrin përgjegjësi të mëdha. Saturni që do udhëheqë çështjet e tyre familjare i çon shumë larg. 6. Demët kanë një mbarësi ekonomike në 2020. Ata që kanë vuajtur, kanë qenë psikologjisht shumë të rënduar, tani do të fitojnë shumë para. Në 2020 do të ndihen të favorizuar me udhëtimet. Kujdes pas muajit Mars pasi do ju ndryshohet destinacioni. 5. Akrepi do ketë një vit të fuqishëm ekonomik. Do të jetë viti i parave. Nuk duhet të zhgënjehen erotikisht me një person, nëse mendojnë se kanë një marrëdhënie perfekte dhe më pas del diçka tjetër. Nëse e kalojnë këtë moment do fuqizohen ekonomikisht.
4. Ujorët do të bëjnë një jetë sociale gjatë 2020. Dokenë sukses, nuk do të pozicionohen në një marrëdhënie. Do udhëtojnë më shumë, do të bëhen më të famshëm. Duhet të kenë kujdes në daljet e tyre. Përvojat do të jenë të mira. 3. Dashi do realizojnë ëndrrat e tyre, do kenë suksese në kontakte me jashtë, punë të reja. Nëse kanë pasur probleme në dashuri gjithçka rregullohet. Do t’i japin prioritet ekonomisë. 2. Luani do kenë një vit er otik, një vit të gëzueshëm. Do dalin nga pasiguritë. Në çështjet e punës duhet të kenë kujdes. Mund të mos kenë një punë të rëndësishme, por do kenë një dashuri shumë të bukur. 1. Shigjetari dhe ata që kanë ashendent shigjetarin janë me shumë fat në 2020. Dhurata, ëndrra, marrja me vetë, do të jenë pjesë e tyre. Do i jepet një shans shumë i madh për të kaluar një fazë të mirë. Në anën ekonomike Saturni deri në 2021 do u japi një stabilitet.