Suso Fernandez dhe Milan pritet që shumë shpejt të nda jnë rrugët e tyre. Spanjolli, i cili kohët e fundit është kthyer në “ar mik” të tifozëve do të kalojë në Spanjë, ku e pret Sevilla. Sipas raportimeve të fundit nga mediat pranë klubit kuqezi, marrëveshja mes dy klubeve është çështje kohe.

Suso pritet që të kalojë në “Ramon Sanchez Pizjuan” në huazim me detyrim blerjeje në bazë të prezencave të tij me fanellën e andaluzianëve. Shifra e blerjes së kartonit sipas gjasave do të jetë 25 milionë euro.