Ledio Lako, aktori i njohur i “Portokalli”:
Nuk është vetëm marrëdhënie seksuale jeta, edhe do flasësh diçka”, tregoi Lako në emision. Duke folur për jetën e tij dhe pasionin për zogjtë, sidomos kanarinat , Ledio ka treguar dhe se mamaja e tij i thotë që të heqë dorë nga kanarinat dhe të sjellë kanarinën e tij. Rudina Dembacaj: Pse nuk martohesh Ledio, nuk e themi dot sa vjeç je? Ledio Lako: E them se nuk kam turp, 39 vjeç jam . Rudina Dembacaj: Kur do gjesh nuse? Ledio Lako: Po nusja vjen vetë, se s’do dalim ta gjejmë këshu, por mendoj që nuk më ka ikur mosha akoma. Rudina Dembacaj: Je në kërkim të kanarinës? Ledio Lako: Jam duke e kërkuar, se po thashë që e kam gjetur mbyllen gjithë dyert, le të rri dhe ca që të zgjedh.
Unë gjithmonë kam qenë i lidhur, po se nuk i kam çuar deri në fund është punë tjetër ajo pastaj. Por e mendoj që ka ardhur momenti për t’u parë seriozisht kjo çështje.