Ish-futbollisti i Chelseat, Pat Navin në një intervistë të dhënë së fundmi ka zbuluar se disa vite më parë, përpak sa nuk ka vrarë presidentin klubit Roman Abramovic kur ishte në pushime në Skoci.

Ish-mesfushori skocez i bluve të Londrës kishte shkuar në pushime në vendlindje, më saktësisht në ishullin Arran, por aty kishte një moment të hidhur.

Nevin ka rrëfyer se Abramovic ishte duke lëvizur me biçikletë dhe në një kënd të vdekur të rrugës ai nuk e kishte parë atë dhe ishte shumë afër që ta godiste.

“Tri vite më parë isha me pushime në Skoci dhe përpak sa nuk vrava një person që po pedalonte duke marrë kthesën.

E shmanga duke dalë nga rruga me një manovër të shpejtë. Ishte Abramovic, i cili po pushonte gjithashtu dhe kishte ankoruar jahtin e tij në ishullin e Arranit. Çfarë historie do të kishte qenë po të kisha vrarë. Deri më sot ai nuk e ka ditur që isha unë”, tregon 56-vjeçari.

Nevin luajti 193 ndeshje për Chelsean nga viti 1983 deri më 1988, atëherë kur manjati rus nuk ishte pronar i klubit. Aktualisht Navin punon për kanalin televiziv të klubit të Chelseat.