Ish-portieri Walter Zenga, legjenda dhe ikona e skuadrës së Interit, ka deklaruar se edhe këtë sezon skuadra zikaltër nuk ka për ta fituar titullin. “Conte është një trajner përbindësh, që ka punuar shumë, por Juventusi mbetet sërish favorit”, tha Zenga.
“Ky sezon është i rëndësishëm për të kapur Juven pas një viti, por mendoj se edhe këtë vit Inter mbetet duarbosh për sa i përket titullit. Skuadra kalon hera-herës disa momente bosh, siç ndodhi në Champions League, gabime të cilat Juventus nuk i bën”, tha Zenga.
“Inter këtë vit do të renditet i dyti, pasi Napoli, Roma e Lazio këtë vit janë shumë pas. Ardhja e Ibrahimovic ishte lëvizja e duhur për Milan. Nuk ka rëndësi je 19 apo 38 vjeç, nëse je i zoti luan gjithnjë. Tek Interi shpresoj të vijë Vidal, ëshjtë lojtari i duhur”, u shpreh Zenga.