Reagimet e gazetarëve dhe të ftuarve në disa prej televizioneve në vend gjatë tërmetit të së martës bën xhiron e rrjetit. Paparashikueshmëria dhe goditja e forte psikologjike që la tërmeti I 26 nëntorit bëri që përveç frikës së madhe, disa tentuan dhe dolën me shpejtësi nga studiot.
Por cili duhet të jetë reagimi i duhur në situata të tilla? Është krijuar një ide e gabuar se, të vrapuarit jashtë ndërtesës në momentin e lëkundjeve, është një veprim i sigurt, mirëpo lëvizja gjatë kohës së tërmetit mund të rezultojë fatale. Prandaj ajo që duhet të bëni është: mundohuni të ruani qetësinë. Shembulli më i mirë iluestrues, Blendi Fevziu live në emision “Opinion”.