Fatjon Malaj
Në 6 dhjetor 2019, pas marrjes së vendimit për dëbimin e ambasadorit libian në Athinë, Muhammed Yunus Menfi, autoritetet Greke e kanë njoftuar që të largohet brenda 72 orëve. Ministri i Jashtëm Grek, gjatë konferencës së mbajtur për shtyp lidhur me këtë rast, u shpreh se dëbimi i ambasadorit nuk do të ndërpriste përfundimisht marrëdhëniet midis dy vendeve, por shkaku i cili solli këtë urdhër largimi, është bërë mos-përcjellja nga ana e ambasadorit të tekstit të marrëveshjes “Për kufizimin e zonave të juridiksionit detar në Mesdheun Lindor”, e lidhur midis Turqisë dhe Libisë më 27 nëntor 2019, në Stamboll, për të cilin ky i fundit është shprehur se shkel qartë e ligjet ndërkombëtare. Marrëveshja, e cila nuk është pritur aspak mirë nga ana e Greqisë, përcakton kufijtë detar midis Turqisë dhe Libisë në një zonë prej 18.6 milje në juglindje të Kretës dhe e shpall atë zonë ekskluzive ekonomike.
Më 15 nëntor 2019, Turqia e ka dërguar pranë OKB-së marrëveshjen me të gjitha pikat e përbajtjes së saj. Kjo marrëveshje, përveçse me Greqinë, mund të sjellë edhe një krizë marëdhëniesh midis Turqisë dhe Egjiptit, ku ky i fundit është shprehur se një marrëveshje e tillë nuk ka anjë vlerë juridike. Egjipti, i cili marrëveshja midis Turqisë dhe Libisë shtrihet edhe në kufijtë e tij detarë, gjatë vitit 2003 ka nënshkruar marrëveshje të njëjtë me Qipron Greke, ku përcaktoheshin kufijtë midis këtyre dy shteteve dhe gjithashtu shpallnin zonë eskluzive ekonomike. Lidhur me këtë, Greqia zyrtare i ka bërë thirrje Gjermanisë që të kërkojë anullimin e marrëveshjes mes qeverive të Libisë dhe Ankarasë, që sipas saj kërkon të përvetësojë në mënyrë të paligjshme pjesë të mëdha të Zonës Ekskluzive Ekonomike greke në Mesdheun Lindor. Gjitashtu, mbas nënshkrimit të marrëveshjes, Greqia i ka dërguar notë proteste Libisë, ndërsa Bashkimi Evropian, nëpërmjet një kërkese zyrtare, i kërkoi Ankarasë të japë në mënyrë urgjente shpjegime lidhur me këtë çështje.
Zbulimi nga ana e Izraelit i burimeve të mëdha të hidrokarbureve në Mesdheun Lindor në vitin 2009, u bë një pikë kthese shumë e rëndësishme për burimet e energjisë së këtij rajoni. Gjatë fillimit të muajit Janar 2020, në Athinë ka shkuar për vizitë gjenerali libian Khalifa Haftari, komandant i trupave të cilat janë në lindje të Libisë. Vizita e Khalifa Haftari vjen mbas mbështetjes së fortë të Turqisë zyrtare për qeverinë e Sarrajt, në Tripoli, ndërkohë që trupat turke janë zhvendosur në Libi në funksion të kësaj mbështetjeje, veprim ky që u dënua nga shumë shtete Europiane. Khalifa Haftari është komandanti i të vetëshpallurës “Ushtria Kombëtare Libiane” (LNA), e cila mbështetet edhe nga grupet rivale që veprojnë në lindje të vendit. Mbas vitit 2014, në Libi ka patur konflikt të vazhdueshëm midis grupeve që kanë kërkuar kontrollin e territorit të naftës dhe që tashmë janë bashkuar LNA. Pas takimit me gjeneralin libian, kreu i diplomacisë greke Nikos Dhendias, ka deklaruar se Greqia është e gatshme të dërgojë forca ushtarake në Libi, pas arritjes së armëpushimit mes Haftar dhe Al Sarraj.
Libia qeveriset aktualisht e ndarë në dy administrata të ndryshme: Njëra është Qeveria e Pajtimit Kombëtar me seli në Tripoli, dhe tjetra është Dhoma e Përfaqësuesve në Tobruk, në lindje të vendit, afër kufirit me Egjiptin. Qeveria e pajtimit kombëtar me bazë në Tripoli konsiderohet legjitime dhe mbështetet nga Turqia, Bashkimi Evropian dhe institucionet ndërkombëtare, veçanërisht Kombet e Bashkuara, ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga forcat gjeneralit Khalifa Hafter me bazë në qytetin e Tobrukut, ka mbështetje nga Egjipti, Shtetet e Bashkuara, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Franca dhe Rusia. Si përgjigje ndaj thirrjes së presidentëve të Turqisë dhe Rusisë, më 12 janar 2020, këto palë ndërluftuese njoftuan një armëpushim, por këto bisedime për një armëpushim të përhershëm morën fund pa marrëveshje, pasi Khalifa Haftar, kreu i forcave në lindje të Libisë, u largua pa e nënshkruar tekstin e hartuar gjatë negociatave në Moskë. Kishte shpresa të mëdha se kjo marrëveshje do të nënshkruhej, mbasi Haftari gjatë karrierës së tij ushtarake kishte ndjekur disa specializime në Moskë, megjithse gjatë luftës me Çadin, ishte kapur rob dhe me qëllim për ti shpëtuar ndëshkimit të Muamer Gadafit dhe ishte strehuar në Amerikë, asnjëherë nuk nguronte të shprehte se Moska i sillte paqe.
Më 19 janar 2020, me qëllimin zbatimin e një armëpushimi të qëndrueshëm dhe nisjen e një procesi politik në Libi, në Berlin u organizua një konferencë në të cilën morën pjesë Kancelaria Merkel, Presidenti i Turqisë Presidenti i Rusisë, Presidenti i Francës, Kryeministri i Britanisë së Madhe dhe Kryeministri i Italisë. Në përfundim të kësaj conference u arrit: -OKB do të krijojë komitete teknike për të kontrolluar dhe monitoruar zbatimin e armëpushimit, gjithashtu OKB do të luajë një rol lehtësues midis palëve. -Për faktin se nuk ka zgjidhje ushtarake të konfliktit, OKB do të vazhdojë respektimi i embargos së armëve. -Do të ruhet integriteti territorial i Libisë dhe sovraniteti i plotë i saj. -Qeveri gjithëpërfshirëse, palëve iu kërkua të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në këtë proces dhe të përfundojnë proçesin e tranzicionit me “zgjedhje të lira, të ndershme, gjithëpërfshirëse dhe të besueshme parlamentare dhe presidenciale”. U bë një thirrje për të organizuar zgjedhjet nga një Këshill i Lartë Kombëtar i Zgjedhjeve i pavarur dhe efektiv. -Në deklaratë, të gjitha palët u thirrën të rivendosin dhe respektojnë integritetin e institucioneve ekzekutive, legjislative, gjyqësore dhe institucioneve të tjera shtetërore në vend, dhe të shpërndajnë mirëqenien dhe burimet publike në pjesë të ndryshme të vendit në mënyrë të drejtë dhe transparente.
-“Reformë në fushën e sigurisë”, u kërkua “rivendosja e monopolit shtetëror në përdorimin e ligjshëm të forcës”. -Reforma Ekonomike dhe Financiare gjithashtu theksoi rëndësinë e mbrojtjes së integritetit, unitetit dhe menaxhimit ligjor të institucioneve sovrane të vendit, duke përfshirë Bankën Qendrore Libiane, Autoritetin e Investimeve Libiane, Kompaninë Kombëtare të Naftës dhe Zyrën e Inspektimit. Të vazhdohet në garantimin e sigurisë së objekteve të tyre, të shmangen aktet e dhunës ndaj objekteve të naftës dhe infrastrukturës. Çdo përdorim i paligjshëm i burimeve të energjisë në pronësi të shtetit që dëmtojnë infrastrukturën e naftës në Libi edhe shitja e naftës bruto Libiane dhe derivateteve të saja jashtë kontrollit të Kompanisë Kombëtare të Naftës. -“Respektimi i ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të drejtat e njeriut”, lejimi i personelit të ndihmës humanitare dhe vëzhguesve për të hyrë në zona ku ka nevojë për ta. Palët të mbrojnë infrastrukturën civile, duke përfshirë dhe aeroportet.