Ekziston një librari 35 metra katrorë në Firence e cila tani është realizuar edhe në formën e romanit të botuar nga shtëpia botuese prestigjioze italiane Mondadori: “Farmacia e Vogël Letrare”.

Është pikërisht ideja e Elena Molini, 37 vjeç, e cila shkroi një diplomë masteri për redaktim si një sfidë të guximshme, për të hapur më pas një librari të vogël të pavarur në një vend që lexon pak.

“Këtu gjenden libra terapeutikë për të kuruar gjendje shpirtërore të ndryshme. Secili libër ka një fletëpalosje, domethënë, broshura që gjenden në kutitë e ilaçeve të cilat udhëheqin lexuesit në zgjedhjen e romanit, esesë ose koleksionit të poezive ”, shprehet Molini.

Këto broshura shkruhen pikërisht nga ajo si dhe nga tre miq të saj të përfshirë në projekt: një psikolog dhe dy psikoterapistë. “Më saktë në to specifikohen informacione mbi emocionet dhe gjendjet ekzistenciale të përfshira në libër. Katalogu ynë përmbledh libra që mbulojnë 95 gjendje humori dhe ndjenjash ” thekson ajo.

Çelësi i suksesit i kësaj librarie është fakti se edhe pse shitet i njëjti produkt sikurse në çdo vend tjetër, ajo çfarë përbën risi është pikërisht sugjerimi që shoqëron shitjen e librit tek secili lexues i interesuar në varësi të gjendjes së tij shpirtërore dhe humorit të tij. (reppublica)