Cristiano Ronaldo e ka nisur vitin 2020 në mënyrën më të mirë të mundshme. Ylli portugez ka shkëlqyer gjatë janarit, duke u zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit. Në katër ndeshje të zhvilluara, 34-vjeçari ka realizuar 7 gola, përfshirë këtu një tregolësh dhe një dygolësh.
Gjithashtu, ai ka dhuruar edhe një asist dhe ka kontribuuar te Juventusi me paraqitjet e tij të shkëlqyera. Ish-futbollisti i Manchester United dhe Real Madridit ka shënuar gjithashtu gola në 8 ndeshje radhazi. Për këtë, Liga Italiane e Futbollit e shpërbleu përfaqësuesin portugez, duke e zgjedhur për të dytën herë radhazi si “Lojtari i Muajit” në Serie A.