Liverpool vijon të jetë i path yeshëm në kampionatin anglez, pasi ia doli të marrë 3 pikët edhe në transfertën e vështirë ndaj Tottenhamit, duke u shkëputur edhe më shumë në krye të renditjes dhe duke i shkuar më pranë titullit kampion. Në kryesfidën e javës së 22-të të Premier Leagues, “The reds” ia dolën të marrin 3 pikë në Londër, teksa sfida përballë “Spurs”-ave të Jose Mourinhos u vendos nga një gol i sulmuesit brazilian Roberto Firmino në pjesën e parë të takimit.

Sfida e zhvilluar në Londër ishte mjaft e luftuar dhe spektakolare për të dy ekipet, me Liverpool që u shfaq superior në 45-minutëshin e parë dhe Tottenham që ishte më kërkues në pjesën e dytë, por sul muesit e “Spurs” nuk u treguan të saktë në mundësitë e krijuara. Kjo ishte fitorja e 20 në 21 ndeshje të zhvilluara këtë sezon nga Liverpool, që tani ngjitet në kuotën e 61 pikëve nga 63 të mundshme, ndërsa Tottenham nuk fiton prej 3 javësh dhe mbetet në kuotën e 30 pikëve, por tani plot 9 pikë larg zonës Champions.