Nga Ilirjan Blloshmi

Lulzim Basha do bëhet kryeministër një ditw. E kam thënë, e them dhe do ta them këtë gjë. Por mënyra sesi përdor demokratët për interesa të veta është gjëja më e ulët. Nuk e ka bërë asnjë lider këtë gjë, me militantët e partisë së tij. Ka dy vjet, që trumpeton e fryn demokratët e thjeshtë, duke thënë se Gjiknuri vjedh vota, Rama është diktator. Madje hodhi në treg se është Rudina Hajdari ajo që mban në pushtet Ramën (cool fare kjo). Pastaj pa i pyetur fare demokratët, shkon e ulet me Damianin. Pastaj kujdeset që të duket sikur nuk e ka bërë për vete, por e ka bërë për shqiptarët.

Nxjerr në fushw-betejë vox popet e ti, të cilët me shkrime të s’tërgjatur, duket sikur duan të na thonë se Basha nuk ka dorë në këtë që po ndodh. Kjo më kujton një ndodhi të ndodhur në Rumani. Çausheskut një ditë i hynë në zyrë njëri nga sekretarët e partisë e i thotë. -Na është bërë shumë rrezikshëm, Çesaksu (ishte humorist). -Pse, cfarë ka ndodhur, i thote Çaushesku? -Tregon barsaleta për politikën, duhet ta eleminojmë. -Jo, jo, i përgjigjet Çaushesku. -Atëherë ç’të bëjmë? -Thirreni, e urdhëroheni që për çdo humor që bën, të thotë nuk ka gisht Çaushesku! Të nesërmen në darkë del barcaleta e radhës me një lajm: zonja Çaushesku është shtatzwnë! Çaushesku nuk ka gisht! Ilustrimi i kësaj ndodhije i përshtatet fiks Lulzim Bashës, i cili fill pas takimit, nxori lloj lloj “vox popi” që ka nën kontroll të nxjerrin shkrimet që kishin bërë gati, për të thënë se Basha nuk ka gisht në këtë gjë.

Dhe….

“Vox popet” urbane, të cilët njihen dhe për korin e “dashurisë” dhe të “seksit”, e që në Shqipëri janë me shumicë, e bënë punën e tyre, po mundohen ti shpjegojnë ati demokratit në Dibër, atji ish- të përndjekurit në Lushnje, ati invalidit në Elbasan, se Lulzim Basha nuk ka faj. Janë këta “vox pope” që do mbesin “bretkosa” atje buzë kënetave dhe moçaleve, në qytet apo kudo të shkojnë, qoftë dhe në pallate të arta. Pas pak kohe ato pallate do kthehen në moçale, baltë dhe këneta. Mos i dëgjoni ata. Sepse këta “vox pope” thjeshtë do i shërbejnë liderit të radhës. E ashtu do mbeten, në llucë e baltë.