Lulzim Basha, pas takimit me banorë të Shkozetit, të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit,u ndal në një takim me bizneset në Durrës. I shoqëruar nga kreu i PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferri, Basha ka bërë edhe disa premtime për përmirësimin e cilësisë së klimës së biznesit.
“Tërmeti ka patur ndikim të drejtpërdrejtë tek ekonomia, tek rënia e konsumit. Dhe në radhë të dytë tek indikatorët që po shohim dhe se si po ndikon tek ekonomia e Durrësit dhe tek zonat e tjera të goditura, dhe padyshim si e përcjell këtë në Tiranë.” tha Basha ndërsa solli edhe një herë në vëmendje 5 masat e propozuara ndaj qeverisë.