Ermal Fejzullahu është një ndër partnerët më romantikë të showbiz-it shqiptar. Këngëtari nuk humbet asnjë rast për të surprizuar bashkëshorten e tij dhe sapo i ka bërë një dhuratë që kap shifra marramendëse. Nëpërmjet një postimi në Instastory, Ermali ka treguar se i ka bërë dhuratë një makinë të tipit, “Range Rover”, ngjyrë gri. “E gëzofsh” shkruan Ermali mbi video.

Kujtojmë se në ditën e lindjes, Ariana mori dhuratë nga Ermali po një makinë “Range Rover”, por ngjyrë tjetër që me siguri asaj do i jetë mërzitur. Kjo është një dhuratë që Ermali ka menduar pë partneren e tij dhe nënën e përkushtuar të katër fëmijëve.
Makina e saj e re ka një çmim që fillon nga 60 mijë euro. Ermali dhe Ariana sapo janë kthyer nga pushimet në Maldives. Çifti së bashku me fëmijët, kaloi ditët e para të vitit në këtë vend dhe fotot e tyre na bënë zili të gjithëve.