Prestigjiozja “Financial Times” rekomandon Shqipëria si një ndër 9 destinacionet kryesore të vitit 2020, që duhet vizituar. Por çfarë do të gjejnë turistët në Shqipëri? “Financial Times” rendit arsyet se përse duhet të zgjedhin vendin tonë për të udhëtuar. Shqipëria tërheq vizitorët me bukuritë natyrore, por jo vetëm.

“Malet, kanionet, lumenjtë, vija bregdetare, qytetet antike, rrënojat e lashta, por edhe mikpritja. Për aventurierët e udhëtimeve të gjata me këmbë janë Bjeshkët e Namuna të veriut të Shqipërisë si një alternativë e alpeve, të cilat nuk kanë fare zhvillim turistik, por edhe turet historike, sidomos në zonat e mbrojtura nga UNESCO” thuhet ndër të tjera.

Ndërkohë që vendet e tjera që rekomandohen përveç Shqipërisë janë; Norvegjia, Çadi, Armenia, Japonia, Republika Domenikane, Mbretëria e Bashkuar dhe Uruguai, teksa vitin e kaluar ylli ka qenë Mali i Zi.