Drejtori gjeneral i Interit, Beppe Marotta ka insistuar se ata “ende nuk kanë kontaktuar” me Tottenham apo me Christian Eriksen, përderisa ardhja e Ashley Young dhe Olivier Giroud nuk janë transfere të “shpejta” Para ndeshjes në San Siro, Marotta është pyeture për spekulimet në afatin e transferove që e rrethojnë Nerazzurri. “Në këto momente ka shumë thashetheme që po shkruhet por në të vërtetë nuk ka asgjë të saktë”, tha Marotta për DAZN.
“Afati i transferove në janar zakonisht është i qetë, ku mundësitë për transfere të mira janë të rralla. Ne do të përpiqemi që ta përmirësojmë skuadrën duke sjell lojtarë kualitativë”. “Eriksen është një lojtar interesant, ai nuk do të këtë kontrat në qershor, por ne nuk kemi filluar ndonjë bisedë me klubin e tij apo agjentin e tij”. Marota po ashtu është pyetur nëse ka siguruar shërbimet e Ashley Young të Manchester United apo sulmuesit të Chelsea, Olivier Giroud dhe se a do të jenë ata në San Siro shumë shpejt.
“Nuk kemi asgjë për ngut. Ne jemi duke e studiuar çdo situatë, sepse këto objektiva janë të vështirë. Në këtë moment, Interi është në vendin e parë në Serie A dhe skuadra duhet të respektohet”. “Nuk e kemi me ngut që ta arrim një marrëveshje nesër apo të hënën, por mund të presim dhe të shohim çka na ofron tregu”.