Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë deklaroi sot se politika jonë është gjithëpërfshirëse në rritjen e numrit të mësuesve dhe të fëmijëve me aftësi ndryshe.

MASR thekson se “940 mësues ndihmës të punësuar në 2019, 34% më shumë se vitin paraardhës. Rritje me 7% e nxënësve me aftësi ndryshe në sistemin arsimor parauniversitar”.

“Politika jonë e gjithëpërfshirjes dhe rritja e numrit të mësuesve ndihmës nga viti në vit është shoqëruar shumë pozitivisht edhe me rritjen e numrit të fëmijëve me aftësi ndryshe në sistemin arsimor parauniversitar” deklaron Ministria e Arsimit.

Po ashtu, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë sqaron se “së fundmi, nisëm edhe procesin e licencimit të mësuesit ndihmës në profilin “Arsim Special”, duke forcuar edhe më tej qasjen tonë për persona të profilizuar dhe profesional që u vijnë në ndihmë brenda klasës fëmijëve me aftësi ndryshe”.