Pak kohë më parë mediat spanjolle dhe më konkretisht ato katalanase e bënë fakt të kryer kalimin e Rey Manaj te Barcelona për llogari të Barcelonës B, por kanë kaluar rreth 10 ditë nga konfirmimi i mediave spanjolle dhe ende ky transferim nuk është zyrtarizuar.
Mbetet për t’u parë sesi do të rrjedhin ngjarjet gjatë këtyre ditëve.
Por, ai që ka frenuar tratativat ka qenë zëvendëspresidenti i Albacete, i cili ka theksuar se nuk e di se çfarë do të ndodhë.
“Barcelona na e ka bërë të ditur interesimin, por deri tani nuk ka pasur asgjë më shumë dhe nuk mund ta dimë se si do të rrjedhin situatat”, u shpreh zv/presidenti i Albacetes.