Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të përmbushjes së misionit të tij, për garantimin e sigurisë ushqimore, gjatë javës së fundit të muajit janar ka kryer 1956 kontrolle në stabilimentet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor dhe në Pikat e Inspektimit Kufitar. AKU bën të ditur se, në totalin e inspektimeve, 450 ikontrolle ishin të programuara sipas Planit Vjetor dhe 110 inspektime të paprogramuara. Nga 190 mostrat zyrtare që janë marrë për tu analizuar në laboratorë për 365 tregues analitik, 1 ka rezultuar jo konform ligjit. Në Pikat e Inspektimit Kufitar janë kontrolluar 1396 ngarkesa, duke marrë 71 mostra për analiza laboratorike. Ndërsa janë vendosur për shkeljet e konstatuara 153 masa administrative “Paralajmërim”; masë administrative “Gjobë” me vlerë 840,000 lekë; masë administrative “bllokim produkti” për 0.28 ton produkte ushqimore; masë administrative “asgjesim produkti” për 7.74 ton (pije freskuese, ëmbëlsira, patetina, mish dhe nënprodukte mishi etj); 1 masë administrative “ndërprerje aktivitetit”.

AKU bën të ditur se, janë ndjekur me prioritet procedurat e inspektimit të OBU-ve në kuadër të licencimit (43 inspektime total) ku evidentohen restorante, markete, supermarkete etj, Janë adresuar 6 kërkesa për notifikimin e 102 etiketave, pas shqyrtimit për përputhshmëri me kërkesat ligjore janë miratuar 10 etiketa, ndërsa 92 etiketa janë kthyer për korrigjim dhe saktësim. Gjatë javës 24-30 janar 2019, AKU ka marrë 6 raste denoncimi nga qytetarët të cilat i ka ndjekur me përparësi.