Simon Rrumbullaku pasi u largua në verë nga skuadra e Kukësit dhe gjatë kësaj periudhe nuk arriti të gjende ekip. Mbrojtësi i majtë ka arritur të firmosi me skuadrën rumune UTA Arad, ku ka firmosur një kontratë për një vit e gjysmë. UTA Aradi militon në Ligën e dytë rumune, dhe ndodhen në vendin e parë me 41 pikë. Me këtë transferim Rrumbullaku do të mundohet të rimarr formën e mirë sportive për të hedhur më pas një hap galopant në karrierën e tij.