Është krijuar në Ohër komiteti Ndër-Shtetëror midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë per liqenin. Përmes kësaj strukture dy vendet do të administrojnë së bashku të gjitha aktivitetet në lidhje me rekomandimet e UNESCO-s për liqenin e Ohrit. Vendimet do të përfshijnë menaxhimin me konsensus te te gjithe trashegimise kulturore e natyrore te kësaj zone te mbrojtur.Ministri i Diasporës së Maqedonisë së Veriut, Edmond Ademi dhe kryebashkiaku i Pogradecit Ilir Xhankolli deklaruan se secili prej vendeve do të përmbushë në mënyrë rigoroze të gjitha detyrat e lëna nga UNESCO.
“Secili prej institucioneve ka obligime dhe detyra, që duhet të përmbushë në përputhje me obligimet. Kushdo që nuk do t’i përmbushë, Qeveria do të ndërmarrë masa tjera. Sidoqoftë, aktivitetet në lidhje me heqjen e objekteve të paligjshme janë në pritje”, u shpreh Ademi. Një vit me parë UNESCO futi në listen e mbrojtjes pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit, ndërsa ajo maqedonase ka qenë që nga viti 1980. Në mbrojtje përfshihet jo vetëm fauna e flora e liqenit, e cila mbart gjallesa endemike të periudhës terciare, por edhe gadishulli i Linit, ku gjendet një nga bazilikat më të rëndësishme të shekullit të VI.