Autoriteti Rrugor Shqiptar ka raportuar se do të mbyll përkohësisht bypassin e Fierit, i cili është drejt përfundimit. Për ARRSH-së, synimi është që dorëzimi i plotë i këtij aksi të bëhet në datën 1 maj 2020. ARRSH shpjegon se vendimi për të mbyllë përkohësisht bypassin e Fierit është rendimenti i ulët i progresit të punimeve për shkak të trafikut. Mbyllja e përkohshme e tij do të mundësonte punimet e njëkohshme në të dyja karrexhatat, për t’i përfunduar sa më parë rifiniturat e fundit.
Menaxhimi i trafikut, thotë ARRSH kërkon kosto shtesë. Kjo pasi do të duhej të prodhohej sinjalistikë shtesë, e cila do te ndryshonte në vazhdimësi deri në përfundimin e punimeve. Siguria në rrugë, me gjithë impenjimin maksimal të Policisë së Shtetit dhe ARRSH, nuk është ende e plotë dhe vetëm me përfundimin e punimeve ajo do të arrijë parametrat e duhur. Bashkia e Fierit ka kërkuar rishikimin e projektit në pellgun e Semanit për të shmangur përmbytjet, çka do të kërkojë punime shtesë në pjesën e aksit që kalon në këtë zonë. Për t’ju dhënë zgjidhje në një kohë sa më të shkurtër këtyre problematikave, si dhe për ta dorëzuar të përfunduar bypassin e Fierit, shpjegon ARRSH ky aks do të mbyllet përkohësisht për automjetet duke nisur nga data 27 janar 2020.
Njoftimi i ARRSH-së Punimet në Bypassin e Fierit janë drejt përfundimit. Për të bërë të mundur dorëzimin e plotë të kësaj vepre në datë 1 maj 2020 Autoriteti Rrugor Shqiptar së bashku me kontraktorin e punimeve kanë vendosur mbylljen e përkohshme të të gjithë bypassit. Kjo masë është e domosdoshme për disa arsye:
1. Rendimenti i progresit të punimeve është i ulët për shkak të trafikut. Mbyllja e përkohshme e bypass-it do të mundësonte punimet e njëkohshme në të dyja karrexhatat, për t’i përfunduar sa më parë rifiniturat e fundit. 2. Menaxhimi i trafikut kërkon kosto shtesë, kjo pasi do të duhej të prodhohej sinjalistikë shtesë, e cila do te ndryshonte në vazhdimësi deri në përfundimin e punimeve. 3. Siguria në rrugë, me gjithë impenjimin maksimal të Policisë së Shtetit dhe ARRSH, nuk është ende e plotë dhe vetëm me përfundimin e punimeve ajo do të arrijë parametrat e duhur. 4. Bashkia e Fierit ka kërkuar rishikimin e projektit në pellgun e Semanit për të shmangur përmbytjet, çka do të kërkojë punime shtesë në pjesën e aksit që kalon në këtë zonë.
Për t’ju dhënë zgjidhje në një kohë sa më të shkurtër këtyre problematikave, si dhe për ta dorëzuar të përfunduar bypassin e Fierit, ky aks do të mbyllet përkohësisht për automjetet duke nisur nga data 27 janar 2020. ARRSH kërkon mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës, për këtë masë si dhe për punimet që do të kryhen në periudhën e mbetur deri në dorëzimin e plotë te veprës.