Kolegji “Saadi”, në bashkëpunim me Fondacionin Rumi, i cili ndodhet në km.1 të autostradës Tiranë-Durrës, Fushë Mëzez është mbyllur. Mbi mbylljen e kësaj shkolle ka ardhur dhe një reagim nga MASR, ku me anë të një njoftimi në Facebook shkruan se shkolla është mbyllur me kërkesë të vetë subjektit, për arsye të riedukimit të të ardhurave dhe jo për arsye të tjera siç dhe është raportuar në disa portale.

“Shkolla është mbyllur me kërkesë të vetë subjektit që ka themeluar shkollën për arsye të reduktimit të të ardhurave dhe aftësisë paguese, dhe jo për arsyet që janë raportuar në shumë portale pa bërë as më të voglin verifikim me stafin e MASR. Zhgënjyese në këtë rast mungesa e interesimit për të raportuar faktet!”, shkruhet në postimin e MASR. Kolegji “Saadi” në dhjetor të vitit 2000 ka marrë lejen e funksionimit në Tiranë si institucion privat parauniversitar.