Pas gjithë debatit me Mozzik, Loredana duket se e ka mbyllur këtë kapitull, pasi është shfaqur së fundi nën shoqërinë e një mashkulli. Prej kohësh ajo është përpjekur të na tregojë se në jetën e saj tani është dikush tjetër dhe sot i vendosi vulën gjithçkaje. Reperja shqiptare ka publikuar një foto të dy duarve, të sajën që shtrëngon një dorë mashkulli në Instastory.

Këtë foto e publikoi në mëngjes dhe tani ka publikuar një tjetër. Në këtë foto ajo ka treguar sërish dy duar, ku sipër qëndron ajo e Loredanës dhe ajo që na habiti më shumë është unaza në gishtin e reperes. Në foto ajo ka treguar se ndodhet në qytetin e të dashuruarve, Paris dhe shoqërohet nga ky mashkull që nuk e dimë kur do e zbulojë!