Ermal Mamaqi ka folur sërish në lidhje me sherrin që pati me mikun e tij Bes Kallaku, pas një deklarate të këtij të fundit ku krahasonte veten me të si edhe aktorët e filmave të tyre “Falko” dhe “I love Tropoja”.
I ftuar në emisionin Siluetë, Ermali tha se e shqetësoi fakti që Besi përmendi “ballkonin” e Encës në emisionin e Luana Vjollcës.
Ndërsa zbuloi edhe bisedën që bëri në telefon me Bes Kallakun para se emisioni të transmetohej.
Ermali u shpreh se miku i tij nuk tregoi si ishte e vërteta dhe kur pa regjistrimin e plotë u mërzit dhe u shqetësua sepse video nuk ishte ashtu siç ia tha Besi.
Ermali Mamaqi: Unë e justifikova këtë pjesën e atyre komenteve që nuk bën humor por biznes dhe gjëra të tilla si nxitje të moderatorëve apo një fjalë të thënë pa menduar shumë. Më shqetësoi fakti se Besi përmendi Encën duke e krahasuar me Bleonën, ballkonet apo gjërat të pakuptimta të përdoren në këtë nivel diskutimi. Mu desh që ta bëja një sqarim, një përgjigje dhe ti dilja aktores sime në mbrojtje.
Nuk kemi bërë telefonatë nga mesazhet. E vetmja telefonatë që kemi bërë ka qenë kur Besi më tha se kam qene tek Luana një ditë më mbrapa, ndoshta ta thonë ndryshe, por nuk ma tha si ishte puna. U shqetësova, u mërzita kur e pashë siç ishte video tamam sepse nuk ishte ashtu siç ma kishte thënë ai. Mbi të gjitha nuk më kishte thënë për punën e Encën. Por fakti që më mori në telefon dhe ma tha nuk do të thotë nuk duhet të thosha atë që thashë.”
Ermali pranoi se e ka parë filmin “Falko” të Besit duke shtuar se shkoi në kinema për të mbështetur shokun e tij.
Ermal Mamaqi: “E kam parë filmin Falko sapo erdha në Shqipëri pasi isha në Amerikë. Shkova për të mbështetur mikun tim. Nëse duhet bërë filmi të duhen lekët. Nëse nuk ti jep dikush, duhet ti marrësh nëpërmjet biznesit. Dhe ne i jemi mirënjohës biznesit që pranon ta bëjë këtë.
Ndërsa përfundoi se nuk ka asnjë hatërmbetje ndaj Besit.
“Unë jam mik, nuk kam ndonjë hatërmbetje. Nga gjërat që ne bëjmë ose nuk bëjmë krijojmë trishtime ose lëndime por unë besoj se mbas një problemi vjen një mundësi e mirë sepse dhimbjes duhet ti shkosh përpara e të mos i shmangesh,”- përfundoi ai.