Oriola Marashi është një nga modelet më të komentuara të momentit.

Ajo është gjithmonë në qendër të mediave rozë, për shkak të thashethemeve që qarkullojnë për lidhjet e saj të dashurisë.

Së fundmi, ajo është përfolur se është në një marrëdhënie me futbollistin e Kombëtares Eros Grezda.

Ka qenë ‘Indeksonline’, që ka publikuar një foto të dyshes, të cilët shfaqen të kapur dorë për dore duke pozuar para një pasqyre.

Mesa duket ata kanë zgjedhur që ditët e para të vitit t’i kalojnë në Meksikë dhe nga aty kanë publikuar foto të shumta në profilet përkatëse në rrjetet sociale.

CIFTI.jpg

Screenshot_7.png

Screenshot_8.png