Kontinenti europian po vijon të ndikoheet vlerat e larta të presionit atmosferik dhe masat ajrore të qëndrueshme dhe të ftohta. Kjo situatë ka sjellë si pasojë motin e kthjellët edhe mbi vendin tonë si në orët e para të mëngjesit dhe deri në fund të ditës.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat në vlerat maksimale për sot arritën nga 5ºC në relievet malore deri dhe në 15ºC në zonat bregdetare më konkretisht, në qytetin e Sarandës.
Edhe për ditën e nesërme pritet që moti të jetë i kthjellët në të gjithë territorin. Për temperaturat e mëngjesit pritet një rritje e lehtë e tyre por përsëri vlerat do të mbeten negative në pjesën më të madhe të vendit.
Në këtë mënyrë në relievet malore priten temperatura minimale -5ºC në ato të ulta -4ºC dhe ato bregdetare 1ºC. Edhe temperaturat në mesditë pritet të kenë një rritje të lehtë duke prekur vlerat nga 8ºC në relievet malore deri në 16ºC në ato të ulta e bregdetare./albeu