Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëroi sot se nesër pritet sërish një ditë tjetët me ngrica dhe brymë. Në njoftimin e SHMU dhënë të mërkurën në mesditë, thuhet:
“Kaluam sot sërish mëngjes të ftohtë me ngrica e brymë. Ditën e enjte parashikohet mot i kthjellët me vranësira kalimtare, kryesisht në bregdet. Në orët e mëngjesit, parashikohet mjegull e mjegullinë lokale përgjatë luginave të lumenjve e pranë sipërfaqeve ujore. Si shkak i temperaturave të ulëta, sërish parashikohen ngrica e brymë. Era, do të fryjë me drejtim lindje-verilindje e përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 10 deri 16m/s. Valëzimi i forcës 4 deri 5 në brigjet e Jonit.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -5ºC deri në 7ºC
zonat e ulëta -2ºC deri në 15ºC
zonat bregdetare 2ºC deri në 16ºC