Ditën e djeshme,çifti mbretëror Harry dhe Meghan Markle kanë njoftuar se kanë bërë një hap prapa, duke pranuar statusin si “pjesëtarë të moshuar” të familjes mbretërore.

“Qëllimi ynë është të bëhemi “pjesëtarë të moshuar” të familjes mbretërore dhe të punojmë për t’u bërë financiarisht të pavarur, ndërkohë që do të vazhdojmë të mbështesim plotësisht Mbretëreshën. Me inkurajimin tuaj, veçanërisht viteve të fundit, ndihemi të përgatitur për të bërë këtë ndryshim. Ne po planifikojmë të menaxhojmë kohën tonë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut, duke vazhduar të respektojmë detyrimin tonë ndaj mbretëreshës dhe mirëqenies së përbashkët.”- është shprehur çifti.

Ky lajm nuk është pritur mirë nga Mbretëresha Elizabeth, e cila nuk ka qenë e informuar për këtë veprim. Burime pranë familjes mbretërore kanë treguar se Mbretëresha është zhgënjyer nga Meghan dhe Harry dhe njësoj si ajo mendojnë edhe William dhe Kate.

“William është jashtëzakonisht i lënduar. Nëse marrëdhënia e tyre do të ishte e njëjtë si kur ishin të vegjël, William do ishte i pari që do ta merrte vesh një lajm të tillë, nga vetë Harry. Megjithatë ai ka familjen e tij dhe është i fokusuar tek ajo.”- kanë treguar burime për “Us Weekly”.

Prej kohësh po qarkullon lajmi se dy vëllezërit nuk i kanë raportet shumë të mira me njëri-tjetrin që pas martesës së Princ Harry-t me Meghan Markle.