Vitin e Ri 2020 princ Harry dhe Meghan Makle, kanë zgjedhur ta festojnë me një video-album nga momente të ndryshme e cila ka si kopertinë një foto mjaft të veçantë që tregon se sa shumë është rritur djali i tyre Archie.

Teksa Prince Harry mban në krah të voglin e tij, babë e bir pozojnë me sytë nga kamera dhe fare lehtë vihet re ngjashmëria mes tyre.

Fotoja e tyre për urimin e Krishtlindjes u kritikua mjaft nga kritikë në internet.

Sipas disa mediave, fytyra e saj është vendosur me photoshop në kartolinën e Krishtlindjes së familjes mbretërore.

Fotoja e 25 dhjetorit, e cilësuar nga komentet online si më e keqja deri tani, fokuson më shumë seç duhet Meghan Markle, ndërkohë që atë të Prince Harry e lë në hije, edhe pse çifti është në të njëjtën distancë nga i vogli i tyre Archie.