Është një mekanizëm i njohur ai që shkaktoi tërmetin e magnitudës 6.8 në Turqi. Duke cituar sizmologun Aybige Akinci, nga Instituti Kombëtar turk i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, mediat italiane thonë se “origjina gjendet tek shtyrja e pllakës arabe në drejtim të Veriut”. Tërmeti, sipas ekspertit, ndodhi në atë që njihet si ndarja e Anadollit Lindor: është një zonë mjaft e njohur dhe tejet aktive që shtrihet për rreth 500 kilometra në pjesën lindore të vendit dhe që kohët e fundit, ka shkaktuar tërmete të rëndësishme, siç është ai i madhësisë 6.1 në 2010 dhe ato me madhësi 6.4 dhe 6.8 në vitet 2003 dhe 2005.
“Në përgjithësi”, vazhdon eksperti, “ne e dimë se Turqia është një zonë shumë sizmike. Thjesht mendoni se katalogu instrumental i tërmeteve ka regjistruar nga 1900-ta e deri më sot më shumë se 300 tërmetet të magnitudës mbi 4. Dhe ndarja e Anadollit Lindor, që lëviz me ritmin e 10 milimetrave në vit, është një prej dy më aktiveve në vend. Tjetra është ajo e Anadollit verior që shtrihet për 1.500 kilometra, duke e përshkuar të gjithë Turqinë nga Lindja në Perëndim dhe lëviz me një ritmin e 20 milimetrave në vit. Për shkakun e kësaj të fundit, ndodhi dhe tërmeti i Izmitit në 19999-itën, I cili shkaktoi më shumë se 17,000 viktima. Për këtë arsye, autoritetet vendase janë përfshirë prej disa vitesh në një projekt madhor për rindërtimin dhe sigurinë e ndërtesave ekzistuese, si pjesë e përpjekjeve për të zbutur rrezikun sizmik, veçanërisht në zonën e Stambollit”. Top chanel/